?Unë do të qëndrojë në zyrë deri në 24 Korrik 2022?, pati deklaruar Presidenti Ilir Meta më 13 Nëntor 2019.
Kështu do të ndodhë. Mazhoranca vendosi të tërhiqet nga shkarkimi i Presidentit.
Në raportin e prezantuar para Komisionit Hetimor nga relatorja Klotilda Bushka shumica nuk propozon shkarkimin e kreut të shtetit.
Sipas saj, shkeljet e kryera nga Meta si kur shfuqizoi datën e zgjedhjeve nuk kanë qenë të atij niveli sa të çojnë në shkarkimin nga detyra, një qëndrim i njëjtë ky me Komisionin e Venecias. I njëjtë ishte qëndrimi edhe për shkeljet që mazhoranca thotë se ka gjetur gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses.
Tre nga 4 përfaqësuesit e opozitës parlamentare e kundërshtuan këtë qëndrim.
Në vend të shkarkimit, në raport propozohen ndryshime kushtetuese ku të përcaktohen qartë kompetencat e kreut të shtetit dhe mekanizmat që të ndalojnë probleme të ngjashme.
Raporti final i Komisionit Hetimor që hetoi për 1 vit, pritet të votohet në seancën plenare të datës 23 Korrik.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/